Kreu i qeverisë Edi Rama ka dalë vetë sot në rrugët e kryeqytetit për të parë situatën në vend dhe respektimin e masave të rrepta për të ndaluar përhapjen e virusit COVID-19.
E nëse më shkruani pse nuk kam maskë e dorashka, Rama thotë se “e kemi pērsëritur që maska e dorashkat nuk janë për kalimtarët, po të sëmurët, ata që kujdesen për një të sëmurë apo ata që e kanë punën me mundësi kontaktesh të afërta në tërësi…”.
Ai shton se kalimtarët mjafton të respektojnë rregullat, sidomos distancën +1m, mosdhënien e dorës, përdorimin e gropës së brrylit nëse teshtijnë apo kolliten dhe janë të mbrojtur