Ka shumë artistë që karrierën e tyre e kanë nisur që në fëmijëri dhe sot janë mjaft të suksesshëm në art.
Në fakt, për Samanta Karavella e dinim se për herë të parë doli në emisionin e njohur “Ethet e së premtes mbrëma”, ku u vlerësua për vokalin e saj por ishte shumë e vogël në moshë.
Mirëpo Samanta ka dalë edhe më herët në skenë, kur ka qenë e vogël fare. Moderatorja e njohur e festivalit të fëmijëve, Manjola Lloja ka postuar një video të Samantës në moshë shumë të vogël, ku ajo këndon këngën e “Nënës”.
“Pranë një fëmije që këndon, prej gjithmonë Samanta në daljen e saj të parë në ekran”, shkruan ajo.
A mendoni se ka ndryshuar shumë Samanta?

