Një algoritëm i krjuar nga një studente e diplomuar bëri të mundur pamjet e papara ndonjëherë të vrimës së zezë. Një ditë më parë këto foto bën historinë, duke u quajtur fotot e shekullit e duke vërtetuar kështu teoritë e Ajnshtanjit.
Katie Bouman, nga Instituti i Teknologjisë së Massachusetts studente post-doktorature, prej vitesh ka ndihmuar shkencëtarët të realizonin këto foto.
Pamjet treguar vrimën e zezë në qendër të Messier, një galaktikë masive afër asaj të Virgjëreshës. Vrima e zezë ndodhet 55 milionë vite dritë nga Toka dhe ka një masë 6.5 miliardë herë se ajo e Diellit.
Lexo edhe: Zbulohet imazhi i parë i vrimës së zezë
Unaza e shndritshme rreth “horizontit të ngjarjeve” që rrethon vrimën e zezë, nuk është saktësisht një foto, por piksel të mbledhura bashkë duke përdorur algoritmin. Shkencëtarët pohojnë se pamjet do të ndihmonin për t’u thelluar më shumë në disa teori.
“Është shumë emocionuese. Qëllimi ishte që të shihje këtë gjë, që në thelb ishte e pamundur të shihej”, ka thënë Katie për Boston Globe.
![](https://tirananews.al/wp-content/uploads/2019/04/9eaec552d87444f6938ab5e2e47596b4.jpg)