Hillary Harris and Dawn Johnson ishin dy të huaja që jetonin në të njëjtën lagje, derisa një ditë Hillary bëri zbulimin që do i ndryshonte jetën të dyja.
Ajo zbuloi se në moshë të vogël ishte adoptuar, por shumë vite më vonë nuk arrinte të gjente dotë gjysmë-motrën e saj biologjike Dawn.
Ajo nuk priste që motra të ishte pas derës, në lagjen e tyre në Wiskonsin të SHBA-së.
“Gjithmonë kam dashur ta gjej, e kisha në mendje dhe e dija se do nisja ta kërkoja kur të isha gati”. ka thënë Hillary për median amerikane.
Gjithçka nisi në 2012 kur Harris tha se kishte marrë dokumentet e adoptimit nga Karitasi Katolik që kishte emrat e prindërve të saj, Bonnie Carl dhe Vayne Carl. Kështu nisi rruga e saj e kërkimit të familjes biologjike. Me Dawn janë motra nga nëna.