Bëri të besojë Google Maps se rruga që në të vërtetë ishte e lirë të dukej sikur kishte trafik. Eksperimenti i Simon Weckert, një artisti berlinez doli me sukses. Ai mori 99 telefona në rrugët e kryeqytetit gjerman për të provuar se si e mashtron algoritmin e Google.
Ai vendosi 99 telefona të fashës së dytë, me Google Map të ndezur dhe i tërhoqi me një karrocë të vogël dore duke ecur në këmbë në rrugët e Berlinit. Përqëndrimi i lartë i telefonave dhe lëvizj e tyre bëri të besojë hartën e Big G se rruga mund të jetë bllokuar.
Aplikacioni në fakt tregon kushtet e trafikut në bazë të përshtatjes së përdoruesve që po përdorin hartat.
Artisti e filmoi gjithë eksperimentin e tij dhe e ka hedhur në një video në YouTube. “Qoftë me makinë apo me deve, na pëlqen që personat të përdorin Google Maps në mënyrë kreative, pasi na ndihmon të përmirësojmë hartat në kohë”, e ka komentuar Google eksperimentin.