Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

E papritur, Jeff Bezos padit NASA për marrëveshjen me SpaceX të Elon Musk

14:09 / August 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
05 jeff bezos kugG U3000578409763rdB 593x443@Corriere Web Sezioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Firma hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin po padit NASA’n për vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk.

Firma e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi.

Në një paraqitje gjyqësore të premten, Blue Origin tha se vazhdoi të besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës qysh në vitin 2024. Ajo gjithashtu akuzoi NASA’n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.

Në kohën e dhënies së çmimit, shefja e kërkimeve njerëzore të NASA’s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive.

Kjo ndodhi pasi Kongresi i dha vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë dollarë që kërkoi për projektin.

Nasa gjithashtu citoi rekordin e provuar të misioneve orbitale nga firma e Elon Musk, SpaceX, si një faktor në dhënien e çmimit. Kostoja gjithashtu mendohet se ka luajtur një rol – oferta e SpaceX ishte çmimi më i ulët.

NASA duhet të paraqesë një përgjigje ndaj veprimit ligjor deri më 12 tetor.

Nën programin e saj Artemis, Nasa shpreson të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

iPhone 18 Pro dhe Pro Max me problem të pazakontë

21:00 / October 5, 2026

OpenAI anulon lançimin e modelit të ri për shkak të shqetësimeve për sigurinë

10:28 / September 29, 2026

“Unë jam i pari!”, kaos jashtë dyqanit Apple për shkak të blerjes së iPhone 18 në Australi

20:00 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.