Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook tha se këtë javë në Kuvend shkon amnistia fiskale, të cilën kreu i qeverisë e propozoi në Kongresin e PS-së në fund të shkurtit.
“Amnisti gjithëpërfshirëse që do të synojë lehtësimin maksimal të të gjithë atyre që jetojnë në emigracion në radhë të parë, dhe pa diskutim të gjithë atyre që jetojnë në vendin tonë dhe që janë në nevojën 30-vjeçare për të formalizuar paranë joformale që kanë në dispozicion”, tha kryeministri Rama teksa foli dhe mbi kategoritë që përjashtohen.
Lexo edhe- Si mund të përfitoni nga amnistia fiskale? Një paralajmërim për pasurinë dhe asetet nga puna e zezë
Ai shtoi se shpreson që Parlamenti ta miratojë atë në maj. Ai tha se do te kete nje kohezgjatje prej nje viti qe do te ndahet ne faza 4 mujore.
