Një situatë pazakontë vjen nga qyteti i Elbasanit, në një qendër votimi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Sikurse shihet edhe nga fotoja e mëposhtme, dhoma e fshehtë ndodhet afër një kamere sigurie.
Bëhet fjalë pikërisht për QV 2310, ku “dhoma e fshehtë” nuk merr emrin e tillë, pasi lart është kamera e sigurisë, dhe se aty mund të identifikohet lehtësisht se për cilën parti voton zgjedhësi.
Qarku i Elbasanit ka 14 deputetë. Ai shihet si qarku më i nxehtë për shkak të përplasjeve të fortave që ka pasur këto ditë, ku pati edhe një vrarë dhe katër të plagosur nga përplasje e mbështetësve të PD-së dhe PS-së.