Një aksident është shënuar rreth mesditës në aksin rrugor Laç-Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Një automjet ka përplasur një motor, e për pasojë drejtues i kësaj të fundit ka humbur jetën.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:50 , në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gj.N., i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit