Këtë javë kategoria Superiore është ndarë në dy ditë. Kështu, të dielën është programuar të luhet ndeshja mes Partizanit dhe Luftëtarit, ndërsa të hënën tre sfida do të luheshin në orën 17:00 dhe ndeshja mes Teutës dhe Tiranës ishte parashikuar të zhvillohet nën ndriçimin e prozhektorëve në orën 20:00.
Mirëpo, ka pasur një ndryshim për një nga ndeshjet e programuara ditën e diel. Bëhet fjalë për sfidën mes Skënderbeut dhe Laçit e cila nuk do të luhet më në orën 17:00, por është shtyrë për një orë më vonë, në 18:00.
Nuk bëhet e ditur arsyeja e ndryshimit të orarit të ndeshjes, e cila është mjaft e rëndësishme për objektivat që dy klubet kanë në këtë sezon.

