Mjekësia ligjore ka publikuar raportin për vdekjen e Aldi Ramës, autori i ekzekutimit të oficerit të policisë Saimir Hoxha në Lezhë.
Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se vdekja e 21-vjeçarit ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri, duke i sjellë shembjen e trurit dhe përhapjen e hemoragjisë.
Mësohet se në kokën e tij, ekspertët kanë konstatuar dy plagë, njëra hyrëse dhe tjetra dalëse, duke krijuar një formë tubi në kafkën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në pjesën hyrëse të plumbit është vërejtur një plagë e gjerë, e shoqëruar me djegien e lëkurës. Ndërsa rreth e qark plagës janë konstatuar disa grimca baruti.
