Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

E-Qeverisje/ Komisioni Europian vlerëson Shqipërinë: E para në rajon për Qeverisjen Elektronike në 2019

16:15 / October 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
38233547 c79e 4f72 be25 8e4518a85013
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni Europian ka publikuar raportin vjetor “eGovernment Benchmark”, matja e performancës së e-Qeverisjes.
Ky raport vlerëson përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në sektorin publik. Vlerësimi bëhet mbi zhvillimin e shërbimeve publike online me në qendër qytetarin, transparencën e ofrimit të tyre dhe përfshirjen e të ashtuquajturave ‘key enablers’, të cilat masin para-kushtet teknike dhe organizative për ofrimin e shërbimeve elektronike si identifikimi elektronik dhe ndërveprimi mes sistemeve.
Në këtë raport përfshihen 28 vendet e Bashkimit Evropian si dhe Islanda, Norvegjia, Mali i Zi, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, e cila përfshihet për herë të parë në këtë raport vjetor.
Për raportin vjetor “eGovernment Benchmark”, çdo shtet plotëson dhe dërgon paraprakisht informacione mbi pyetje të caktuara që kërkohen nga KE. Këto të dhëna verifikohen me pas përmes ‘mistery shoppers’, të cilët trajnohen për të vëzhguar, përdorur dhe vlerësuar procedurat e përfitimit të shërbimeve publike.
Lidhur me raportin e vitit 2019:
Vlen për t’u theksuar renditja e Shqipërisë në treguesin “User mobile friendliness of services”, lehtësia e përdorimit të shërbimeve në pajisjet mobile, në të cilën renditemi në vend të 14-të nga 36 shtete. Ky tregues vlerëson faktin se sa të përshtatura dhe lehtësisht të aksesueshme janë shërbimet online në pajisjet mobile si smartfone apo tablete. Në këtë tregues lemë pas të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe vende te BE-se si Estonia, Luksemburgu, Suedia, Irlanda, Portugalia, Spanja, Republika Ceke, Lituania.
Tjetër fakt pozitiv është renditja ne vendin e 19-te nga 36 shtete në treguesin “User usability”, asistenca e e-Shërbimeve, i cili mat nivelin e asistencës online ndaj përdoruesve. Në ketë tregues mbeten pas Shqipërisë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sa i përket transparencës në procedurat e ofrimit të shërbimeve publike (“Transparency of service delivery”), Shqipëria renditet ne vend te 20-te nga 36 vende.
e-Qeverisja është sot realitet i prekshëm në Shqipëri dhe menaxhohet e koordinohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Portali qeveritar e-Albania, projekti i qeverisë shqiptare, në themel të të cilit është bashkëveprimi institucional online, është shembulli tipik i dixhitalizimit të shërbimeve shtetërore, ku mundësohen mjete lehtësuese komunikimi të drejtpërdrejta të individëve të autentifikuar në sistem dhe shmangen pengesat e një spektri të gjerë. Qeveria shqiptare, si promotore e transformimit të shërbimeve fizike drejt shërbimeve online, e ktheu e-Albanian në shembull dhe arriti të ndërtojë një imazh serioz të shtetit dhe të kthejë besimin e qytetarëve tek institucionet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Anulimi i kontratës koncensionare për Aeroportin e Vlorës, reagon Pacolli: MABCO mori sot shkresën zyrtare, veprim që do t’i heqë investitorit të drejtat

17:38 / August 5, 2026

Euro bie në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 93.28 lekë

15:57 / August 5, 2026

Thatësira dhe zjarret godasin ullishtet e Europës, fermerët japin alarmin: Do kemi më pak prodhim, çmimi i vajit të ullirit do të rritet

13:45 / August 4, 2026

Paraja cash arrin rekord historik

16:50 / August 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.