Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E quajti “ikonë e krimit”, kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj kërkon “ndëshkimin” e Bashës. KLP vendos nesër

19:46 / April 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Imeraj basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Lulzim Basha javën e kaluar ka shpërthyer në akuza ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Basha e quajti Imerajn ikonë të krimit.

Ndërkohë, nesër në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë pritet të diskutohet kërkesa e  Imerajt, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për të dalë me një qëndrim publik të Këshillit në lidhje me akuzat publike ndaj figurës së saj.

Kujtojmë se, Basha dy herë brenda një jave sulmoi prokuroren Imeraj. Sipas kreut të PD-së, KPK nuk pati guxim ta shkarkojë Imerajn edhe pse përfaqësuesi ndërkombëtar i ONM prej 8 orësh e kërkoi këtë.

Kundërpërgjigja e Imerajt ishte e menjëhershme, e cila tha se Basha e sulmon për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës.

“Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit. 

Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedurë“, u kundërpërgjigj Imeraj, “flakë për flakë” akuzave të Bashës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, Bardhi i drejtohet Peleshi: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, gjykatat në kolaps për fajin tuaj

11:37 / September 8, 2026

Zjarret në vend/ 43 vatra zjarri në 24 orë në vend, 11 mbeten aktive/ Mbrojtja: FA dhe zjarrfikësit në terren

11:27 / September 8, 2026

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së: Mirë se erdhe në Tiranë

11:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.