Kryeministri Edi Rama shpërtheu sot në akuza të fortë ndaj Presidentit Meta. Rama tha se kanë qenë Meta dhe Berisha që ia kanë dhënë Greqisë detin, ndërsa u shpreh se PS e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese atë marrëveshje dhe ka fituar 9 me 0.
Menjëherë pas kësaj deklarate të Ramës ka ardhur përgjigjja e ashpër nga Presidenca. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi e ofendon kryeministrin duke e quajtur një ordiner që gënjen.
“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.
Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.
O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.
Mashtrimi është vesi i tij!
Vesi del me shpirtin!”, shkruan Blushi.
