Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

E quajti “person me aparat në dorë”, Flamurtari i bën “gol” Partizanit

13:07 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lista e flamurtarit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Partizanit, ishte radha e klubit të Flamurtarit të reagojë zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë në ndeshjen e së shtunës, ku disa tifozë të skuadrës së kuqe dhunuan fotografin e ekipit kundërshtar.

Pasi dënon ngjarjen e rëndë, deklarata e klubit vlonjat i përgjigjet edhe akuzave të Partizanit, pasi në reagimin e këtij të fundit, Shkëlqim Ramaj u cilësua si “personi me aparat në dorë” dhe se emri i tij nuk ishte në protokollin e ndeshjes. Në dokumentet e publikuara në llogaritë zyrtare të Flamurtarit, Ramaj rezulton të jetë një zyrtar i klubit në dy sezonet e fundit si zëdhënës për mediat dhe fotograf.

REAGIMI I PLOTE I FLAMURTARIT
Flamurtari Football Club ka qëndruar në heshtje deri tani, duke pritur dhe shpresuar që të jenë organet përkatëse në Federatën Shqiptare të Futbollit ato që vendosin, në bazë të rregulloreve, për ngjarjen e shëmtuar të së shtunës në “Selman Stërmasi”, ku u sulmua një zyrtar i klubit dhe një futbollist. Përgëzojmë klubin Partizani për distancimin nga dhuna, por nuk mund të mos reagojmë kur shohim që ngjarja e rëndë kalohet në plan të dytë dhe vendoset theksi, qëllimisht, tek zyrtari i Flamurtarit, i cili u sulmua nga një grup tifozësh. Së pari, “personi me aparat fotografik” është zyrtar i klubit Flamurtari, ka qenë gjithnjë në dy sezonet e fundit, është i regjistruar në Federatën Shqiptare të Futbollit dhe ka funksionin e zëdhënësit dhe të fotografit, që çdo klub i ka në fushë, në bazë të rregullores dhe me aprovimin e zyrtarëve të ndeshjes. Për këtë arsye, nëse klubi Partizani është i paqartë për rolin e zyrtarit të sulmuar gjatë ndeshjes, bën mirë të interesohet dhe të marrë informacion zyrtar në FSHF, para se të bëjë reagime publike që tentojnë të largojnë vëmendjen nga thelbi i ngjarjes. Së dyti, “personi me aparat fotografik” nuk ka luajtur asnjë rol aktiv duke provokuar tifozët. Nëse drejtuesit e Partizanit nuk e kanë këtë informacion, mund të shohin gjithë ndeshjet e fundit të Flamurtarit dhe fotot e postuara në faqen zyrtare të klubit, për të kuptuar që pas çdo goli futbollistët kanë zgjedhur atë mënyrë festimi dhe kërkojnë ata që të fotografohen ashtu, në njërin cep të fushës. Futbollistët nuk ishin drejtuar nga tifozeria e Partizanit, në atë kënd nuk kishte tifozë dhe nuk e kuptojmë ku qëndron provokimi, kur një grup tifozësh vrapojnë, ofendojnë dhe futen në fushë, vetëm e vetëm sepse një grup futbollistësh festojnë në mënyrën e tyre modeste një gol të shënuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvicra mposht Algjerinë dhe siguron biletën për në 1/8-at, Xhaka shkruan historinë me rekord

09:31 / July 3, 2026

Tmerr në Kupën e Botës/ Pesë futbollistë luajtën me “pistoletë në kokë”: Nëse fitoni, ju vrasim familjen

22:57 / July 2, 2026

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.