Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

E reja tregon sherrin me vjehrrën dhe kunatin: Më dhunojnë! Ofendojnë fëmijët, burri ndodhet në burg për shkak të tyre

12:47 / October 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vjehrra dhune
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një grua e re, nënë e tre fëmijëve ka treguar mes lotësh historinë e saj dhe raportet jo të mira që ajo ka me vjehrrën dhe kunatin. Në emisionin “Me zemër të hapur” nga Evis Ahmeti ajo shprehet se fillimisht me vjehrrën ka shkuar mirë, por marrëdhëniet ndryshuan.

Merita tregon se dhuna ka qenë nga më brutalet dhe se vjehrra dhe kunati kanë ushtruar presion psikologjik për t’u larguar e reja nga banesa e të shoqit pasi pretendojnë se ajo banesë është e tyre.

Ajo po ashtu rrëfen se për shkak të mbrojtjes që i ka bashkëshorti, ai sot ndodhet në burg pa afat.

“Jam e martuar në këtë familje prej 4 vitesh. Fillimisht jetoja vetëm me burrin tim me qira. Më pas kunata tha kur është shtëpia pse jetoni me qira. Tani dhunohem nga vjehrra dhe kunati.

Unë jetoja vetëm me bashkëshortin sepse kisha problemet e mia. Më përndiqte ish-bashkëshorti me të cilin kam tre vajza. Derisa ai u arrestua kam jetuar me qira.

Unë i paguaja faturat në fillim vjehrrës. Shkonim shumë mirë. Vija në darkë e puthja, i thosha o nënë çfarë ke, si je. Burri im kishte një lokal me qira e punonte, por pastaj e mbylli se nuk shkonte. Familja e kunatit ka ndikuar në sjelljen e saj.

Vjehrra më ka thënë dil nga shtëpia, dil përjashta se më vure në konflikt me nusen e madhe.

Debati i parë që kisha me kunatën time për ujin. Ajo më tha ti s’ke punë, je dashnorja e tij, kur unë jam me celebrim. Jam paragjykuar gjithë kohës për martesën time të parë. Si unë dhe fëmijët e mi janë bullizuar, janë fyer e ofenduar.

Vajzën e madhe ma ka rritur babai im. Vajzën e dytë e kam çuar te Kisha ortodokse. Vajzën e vogël e kam mbajtur vetë. Me bashkëshortin shkoj shumë mirë, por janë këta të tjerët. Burri im është shumë i mirë dhe ishte ai që donte që të martoheshim se unë thosha që boll kam vuajtur.

Burri im është sot pas hekurave për shkak të vjehrrës, se i tha unë nusen e kam marrë për vete jo për ty, më mbronte mua.

Sa kisha hyrë në shtëpi, pak ditë sollën ish-bashkëshorten e tij për të nxitur sherr. Ajo deri sa nuk kisha vajtur unë, nuk vinte kurrë. E thirrën vjehrra dhe kunati. Më kanë rrahur brutalisht, kam përfunduar në spital”, tha gruaja.

“Me zemër të hapur Evis Ahmeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.