Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E reklamojnë të gjithë VIP-at, ‘Piranjat’ demaskojnë ‘Açai One’

23:50 / May 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
acai one
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin e sotëm “Piranjat” u demaskua skema e mashtrimit të çajit të famshëm të dobësimit “Açai One”.

Nga investigimi i bërë nga gazetarët e “Piranjave” rezultoi se çaji i dobësimit që reklamohet aq shumë nga VIP-at shqiptarë është një gënjeshtër.

Këtë e pranoi në kamerën e fshehtë edhe pronari i kompanisë që tregton “Açai One” në Shqipëri, Klajdi Hoxha.

“Ne nuk presim dot kupon tatimor deri në momentin që ti nuk merr pakon, sepse ne nuk arkëtojmë lekë, ne bëjmë shitje online. ‘Açai është në mbarim, Açai ka vdek. Është jashtë tregut, nuk ka më. Ne nuk shesim më ‘Açai One’. Eshtë ç’ka ngel kthime”, tha pronari i “Açai One” në kamerën e fshehtë te “Piranjat”.

Në këtë mënyrë, Hoxha pranon se ka gënjyer edhe për efektet e dobësimit të produktit.

“Piranjat” kanë konstatuar se në kutinë e ambalazhit të “Açai One”, pavarësisht fletëpalosjes që është në shqip vërehet se mënyra e përdorimit të pilulës nuk është përkthyer në shqip.

“Suplement ushqimor. Merrni 1 ose 2 kapsula çdo ditë me pak ujë. Për rezultate sa më të mira merreni me stomak bosh. Kapsula përmban 200 mg, e barabartë me 2000 mg frut të thatë açai”.

Asnjë nga këto informacione nuk gjendet në fletë-palosjen e produktit që tregtohet në Shqipëri. Nga dëshmitë e VIP-ave shqiptarë, njerëzit mendojnë me të drejtë se ky produkt është i duhuri.

Por realiteti është krejt tjetër.

Ata zbuluan gjithashtu se aktiviteti tregtar i drejtuar nga Klajdi Hoxha rezulton të jetë i pezulluar që nga 21 nëntori 2021.

Por, pavarësisht kësaj shitjet vazhdojnë çdo ditë në shkelje të rëndë të ligjeve të shtetit.

Gazetarët shkuan në Barcelonë për të zbuluar më shumë rreth kësaj kompanie. Por Luminesem nuk ekziston në adresën e publikuar në Shqipëri. Në vend të kompanisë, ata gjetën një dyqan të pastrimit kimik. Pas orë kërkimesh, gjetën një pikë tregtimi të pilulave, por të ndryshëm nga ambalazhi në Shqipëri.

acai one demaskim reklamim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.