Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E RËNDË/Gjendet e vdekur në banesë 35-vjeçarja në Gjirokastër (EMRI)

13:26 / July 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vetvrasje viktime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetase 35 vjeç është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren Alba Taho, e cila dyshohet se ka humbur jetën, në rrethana ende të pasqaruara disa ditë para se të gjendej nga forcat blu të qytetit të gurtë. Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë pasi nga banesa e familjes Taho vinin aroma të rënda. Menjëherë pas marrjes së njoftimit blutë kanë ndërhyrë në banesën ku e ndjera e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor jetonte bashkë me të ëmën. Sipas njoftimit zyrtar, trupi i 35-vjeçares ishte pjesërisht i dekompozuar çka lë të kuptojë se Taho ka humbur jetën disa ditë më parë.

E ëma e cila vuan nga e njëjta diagnozë është shoqëruar për në komisariat ku dhe do të merret në pyetje. Sipas raportimeve paraprake në trupin e të ndjerës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi zyrtar
Rreth orës 11:20 njoftohemi se në lagjen “18 Shtatori” është gjetur e pajetë në banesë e saj shtetasia A. T., rreth 35 vjeç, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë në vendgjarje shkuan shërbimet e policisë dhe nga kqyrja paraprake e trupit nuk vihen re shenja dhune. Gjithashtu dyshohet se shtetasia A. T. ka ndërruar jetë prej disa ditësh, pasi trupi ka filluar pjesërisht të dekompozohet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Parandalohet një ngjarje kriminale në Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

17:21 / November 8, 2026

Meloni propozon taksë 26% për të pasurit që largohen nga Italia

15:40 / November 8, 2026

Autobusi përplaset me barrierat dhe përmbyset në Kroaci, dy viktima dhe 33 të plagosur

14:20 / November 8, 2026

564 vite nga Formula e Pagëzimit, dëshmia e parë e datuar e shqipes së shkruar! Historia e dokumentit të Pal Engjëllit, bashkëpunëtorit të Skënderbeut

13:58 / November 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.