Gjendet i pajetë një shtetas italian në Kavajë. Italiani banonte në lagjen nr. 2 të Kavajës, në katin e gjashtë të një pallati, dhe ishte i martuar me një shqiptare prej më shumë se 20 vitesh.
Bëhet me dije se ai i kishte humbur kontaktet me familjarët e tij në Itali që prej orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk ju është përgjigjur thirrjeve të tyre në telefon, raporton BW.
Viktimë mësohet se është shtetasi Xhuzepe Klemente, rreth 70 vjeç, i cili mësohet se kishte pasur probleme të shumta shëndetësore në të kaluarën.
Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshimet e para janë që ai mund të ketë ndërruar jetë për shkak të ndonjë sulmi në zemër.
