Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Raportohet se Jaupaj ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore teksa ndodhej pranë varrit të bashkëshortes së tij, e cila ishte ndarë nga jeta një vit e gjysmë më parë nga një sëmundje e rëndë.
60-vjeçari u gjet pa shenja jete nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të qytetit.
Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mësues i lëndës se bio-kimisë në shkollën 9-vjeçare “ 5 Shkurti” ne Ballsh.
