Kapiteni i një peshkarexhe është mbytur ditën e sotme në ujërat e Durrësit, pasi është hedhur nga anija në ujë, konfirmoi policia.
“Kapiteni i një peshkarexhë e cila ndodhej në det për peshkim, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se është hedhur në det e për pasojë është mbytur dhe ka ndërruar jetë”, bënë me dije burime zyrtare.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, shtuan të njëjtat burime.
Ndërkohë, grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
