Një 14-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë teksa po tentonte të kalonte rrugën. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Fermë Çlirim” në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Mësohet se drejtuesi i mjetit ka braktisur vendngjarjen dhe është larguar. Ai po kërkohet nga policia ndërsa po punohet për identifikimin e viktimës.
