Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Një 36-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri dhe ka vrarë sot bashkëshorten e tij 39-vjeçare në sy të fëmijës së tyre tetë-vjeçar. Si pasojë e të shtënave, fëmija ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Hipokratit.
Autori pasi ka qëlluar partneren e tij, më pas ka kthyer armën drejt vetes dhe i ka dhënë fund jetës. Çifti janë gjithashtu prindër të një vajze 12 vjeçare, e cila nuk ndodhej në shtëpi kur ndodhi vrasja pasi kishte shkuar tek gjyshja. Ende nuk dihen arsyet pse burri i mori jetën gruas së tij.
