Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kashar, ku për pasoë një 57-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti në punë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se shtetasi me inicialet F. N., rreth 57 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e objektit ku po punonte e për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia njofton:
Më datë 15.04.2022, në Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e objektit ku po punonte, shtetasi F. N., rreth 57 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
