Një 75-vjeçare në fshatin Lus të Kavajës është gjetur e mbytur sot në një pus pranë banesës së saj.
Sipas policisë, viktima është shtetasja me inicialet L. X., 75 vjeçe, e cila është gjetur në pus nga familjarët e saj, ndërsa dyshohet se e moshuara është vetëhedhur në pus duke gjetur kështu vdekjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.04.2022, në Kavajë, në fshatin Lus i Vogël, nga familjarët, është gjetur e mbytur në pusin pranë banesës së saj, në dukje pa shenja dhune, shtetasja L. X., 75 vjeçe. Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se është vetë-hedhur në pus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
