Një foshnje dy muajshe është dërguar e pajetë në spitalin e Kavajës. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune ndërkohë që pritet të sqarohet nga policia.
Nuk ka ende të dhëna lidhur me rrethanat se si ka humbur jetën vogëlushi, e sipas Balkaweb, pritet ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet.
