Një 34-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Mirditë. I riu Aurel Dedaj ishte duke punuar për shtrimin e kabllorit për një komapni kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheshaj të Mirditës.
Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj,Mirditë dyshohet se duke punuar për shtrimin e kabllorit, për llogari të një kompanie ,ka rënë në kontakt me rrymen elektrike shtetasi A.D.,34 vjeç, banues në Prosek,Mirditë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga shërbimet e Policisë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë administratori i kompanisë shtetasi F.R.,34 vjeç, banues në Rreshen, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
