Një 47-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Pogradecit pasi ka abuzuar seksualisht për rreth një muaj me një vajzë 13-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vërdovë.
Burime pranë Policisë bënë më dije për Panorama.al se i arrestuari është shtetasi, Blerim Bizgjoni, me arsim 8 vjeçar dhe i martuar.
Mësohet se denoncimi është bërë nga 13-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj.
Mësohet se 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.
Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.
“Në datë 11.09.2020 rreth orës 20:30 pranë komisariatit të policisë së Pogradecit është paraqitur shtetasja A.Q e cila ka bërë ankim se shtetasi Blerim Bizgjoni ka kryer marrëdhënie seksuale me të që nga fillimi i muajit gusht në mënyrë të përsëritur.
Pas procedurave është bërë shoqërimi në komisariat i shtetasit Bblerim Bizgjoni, ai ka pranuar veprën penale dhe më pas u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.