Një ngjarje e rëndë ka tronditur Roskovecin në Fier ditën e sotme ku është raportuar se një 19-vjecar ka përdhunuar motrën e tij.
Sipas News 24 dyshohet se i riu S.S më 3 dhjetor ka përdhunuar motrën e tij 16-vjeçare, ngjarje që ka ndodhur në shtëpi. Në njoftimin zyrtar policia e Fierit thotë se ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me persona në gjini.
NJOFTIMI
Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.S., 19 vjeç, banues në Roskovec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me persona në gjini”.