Një 67-vjeçar i ka vënë flakën vetes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Kodër” të Shijakut. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se viktima vuante prej kohësh nga depresioni. Policia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vetëflijimit të të moshuarit. Ndërkohë familjarët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.
