Një 20-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa ishte duke punuar në lavazhon e vëllait të tij.
Sipas policisë, i riu dyshohet të ketë rënë në kontakt me rrymën elektrike, e për pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Unazës së Re rreth orës 20.25.
Tiranë/ Informacion paraprak.
Rreth orës 20:25, në Unazë të Re, shtetasi A.M., rreth 20 vjeç, duke punuar në lavazhin e vëllait të tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
