Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen “10 korriku” në Vlorë, ku një person është përplasur nga një makinë.
Sipas raportimeve të para një mjet BMV ka përplasur një këmbësor, i cili sapo ishte kthyer nga pazaret teksa në dorë kishte dhe qesen me ushqime. Ai u transportua me urgjencë në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plote.