Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë është regjistruar në Vorë të Tiranës. Mësohet se një 16-vjeçare ka denoncuar në polici një 25-vjeçare për të cilën është shprehur se ka abuzuar seksualisht me të dhe madje e ka detyruar të dhunojë veten.
News 24 raporton se kallëzimi është bërë nga vetë vajza, e cila në prani të psikologes dhe prindërit, ka treguar se 2 muaj më parë, 25-vjeçarja e ka ftuar në shtepinë e saj në Tiranë dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
Pas këtij raporti, e mitura është dhunuar sistematikisht nga ana psikologjike e është detyruar nga 25-vjeçarja të dhunojë veten. Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçaren.
