Një dramë e vërtetë ka ndodhur në familjen e Xhenaro Gatuzos. Ish-futbollistit i Milanit dhe trajneri aktual i Napolit ka humbur motrën e tij 37-vjeçare pas një sëmundje të kësaj të fundit.
Motra e Gatuzos ishte shtruar më parë me urgjencë në spital në muajin shkurt, ndërsa iu nënshtrua edhe një ndërhyrje kirurgjikale. Por, ajo nuk ka mundur t’ia dalë dhe ka humbur betejën më të rëndësishme.
Ndërkohë, lajmin për humbjen e të motrës, Gatuzo e ka marrë gjatë kohës kur ishte duke stërvitur skuadrën e Napolit në qendrën stërvitore, teksa tashmë klubi i kaltër duhet t’i qëndrojë pranë teknikut në një moment tejet të vështirë.