Një çift që e filloi lidhjen në shkollë fillore tregojnë se si rigjetën njëri-tjetrin pas shumë vitesh dhe ranë në dashuri.
Beth Fenëick dhe Steven Lyons, të dy 24 vjeç, nga Somerset, fillimisht u tërhoqën nga njëri-tjetri në vitin 2009, kur ishin nxënës shkolle dhe filluan një romancë.
Çifti më pas u nda për shkak të kthesave që jeta e tyre mori. Steven u shpërngul në Australi dhe të dy u lidhën me njerëz të tjerë.
Por një dekadë më vonë ata kontaktuan njëri-tjetrin në Facebook dhe tashmë janë në prag të martesës.
Steven u kthye në vendlindje dhe çifti pati fundin romantik për të cilin kishin ëndërruar që fëmijë.
