Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

E rrëmbyer prej disa ditësh, adoleshentja gjendet me anë të sinjalit për ndihmë të “TikTok”

23:58 / November 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tiktok1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një adoleshente e zhdukur prej disa ditësh në Karolinën e Veriut u shpëtua nga policia, pasi kërkoi ndihmë duke përdorur një emoji dore të njohur në TikTok, që përfaqëson dhunën në shtëpi.

16-vjeçarja nga Asheville, u raportua e zhdukur nga prindërit e saj të martën. Të enjten, një automobilist në Kentaki thirri 911 për të raportuar se kishte parë një vajzë që mbahej me dhunë në një automjet, shkruan “CNN”.

“Denoncuesi ishte pas automjetit dhe vuri re një pasagjere femër, duke bërë gjeste me dorë, që njihen në TikTok, si tregues të dhunës në shtëpi: kam nevojë për ndihmë, dhunë në familje”,- thuhet në deklaratën e postuar të premten.

Gjesti është një shenjë me një dorë që dikush mund ta përdorë kur është në ankth ose në situatë të vështirë, sipas Fondacionit Kanadez të Grave. Dikush që përdor sinjalin e mban dorën lart me pëllëmbën e kthyer nga jashtë, më pas fut gishtin e madh dhe mbyll gishtat për të kapur gishtin e madh.

tiktok21

Policia i tha “CNN”, se adoleshentja e kishte mësuar gjestin e dorës në TikTok. Personi që thirri 911 qëndroi pas automjetit për shtatë milje duke transmetuar informacione në polici. Policia ka mundur ta ndalojë makinën dhe ka shpëtuar adoleshenten.

Personi, i cili e kishte mashtruar vajzën, dhe më pas kishte shfaqur shenja të abuzimit seksual, u arrestua.

adoleshentja gjendet Tik Tok
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

U largua nga shkolla pas konfliktit me mësuesin, gjendet pas disa orësh në Tiranë 14-vjeçarja nga Vlora

22:57 / May 18, 2026

Bisedat që nuk lënë gjurmë/ Njihuni me opsionin më të ri në Whatsapp

09:44 / May 14, 2026

Gjendet e pajetë një 32-vjeçare në Plazhin e Vjetër, dyshimet e para

21:20 / May 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.