Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“E shëmtuar dhe e neveritshme” – Ylli Manjani për rritjen e rrogave të deputetëve: 71 mjaftojnë në Kuvend, ata le të paguhen mirë

19:30 / May 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 b32dda362f6d0a9f72dbb48cf5a4ffa8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar si të shëmtuar dhe të neveritshëm aktin e deputetëve sot në Kuvend për miratimin e dyfishimit të pagave të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson dhe numrin e lartë të punonjësve publikë, që sipas tij, nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e tyre.

Më tej, ai ngre dhe problemin e numrit të madh të deputetëve që sipas tij, vetëm 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.

Reagimi i plotë:

Natyrisht teatri i shëmtuar parlamentar me vendimin e rritjes së rrogave të veta është i shëmtuar. I neveritshëm fare madje!

Por, rritja e rrogës së nënpunësit publik nuk është një gjë e keqe. Personalisht jam që nënpunësi publik të paguhet mirë dhe shumë mirë.

Ajo që rrefuzoj të pranoj është numri jashtëzakonisht i lartë i punonjësve publikë. Numër ky që qeveritë, kjo monistja e ekatremizoi, e mbajnë të lartë për qëllime punësimi politik dhe elektoral.

Nëse analizojmë volumin e punës në administrimin publik, duke mbajtur në konsideratë koncensionimin dhe digjitalizimin e shërbimeve, si dhe po të përjashtojmë personelin mjeksor dhe arsimin, nuk justifikojnë rrogën më shumë sesa 1/3 e të punësuarve publikë.

Duke filluar me parlamentin, 140 deputetë të të cilit janë shumë,nëse marrim në konsideratë edhe largimin masiv të shqiptarëve nga vendi dhe nga pjesmarrja në zgjedhje. Mbi 50% e shqiptarëve me të drejtë vote nuk marrin më pjesë në zgjedhje, për shkak se kanë braktisur vendin. Atëherë përse 140 deputetë,kur 50% janë larguar nga vendimmarrja?! 71 deputetë mjaftojnë dhe ata le të paguhen mirë.

Dmth, jam plotësisht dakord, jo thjesht me rritjen po me strukturimin total të pagave të punonjësve publike. Por ama jo me gati 200 000 të punësuar për shkaqe politike, nga ku të paktën 100 000 janë parazitë.

Mendojeni shtetin si ndërmarrje private. A do punësonit dot më shumë se gjysmën e njerëzve për të marrë rrogë?! Falimenti do ishte i sigurtë.

Duhet reduktuar numri i puonjësve publike. Në radhë të parë personeli administrativ që rri kot. Ata që ngelin duhen paguar mirë dhe s’duhet të kemi asnjë kompleks për këtë.

Ky reduktim do çlironte mundësi financiare për trajtim më të mirë të punonjësve të shërbimit publik veçanërisht në shëndetësi e arsim.

Kjo duhet të ishte një reformë reale pagash dhe jo lojëra të ndyra populizmsh.

Ylli Manjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.