Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E spiunojnë klientët që i blinin drogën, arrestohet 24-vjeçari në Laprakë

11:14 / September 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashash
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 24-vjeçar në sajë të operacionit të koduar “Lapraka” i cili shpërndante lëndë narkotike në këtë zonë.

Kanë qenë klientët e tij ata që e kanë spiunuar, duke i thënë efektivëve se e kishin blerë nga një djalë që jetonte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar.

Pas hetimeve, policia ra në gjurmët e të riut.

NJOFTIMI I PLOTE

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Lapraka”.

Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike, si dhe procedohen penalisht dy shtetas të tjerë.

Sekuestrohen dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Lapraka”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

O. N., 24 vjeç, lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike.

Po në kuadër të operacionit u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. L. dhe E. Sh.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.