E ardhmja digjitale e transportit e ka quajtur kryeministri Edi Rama aplikacionin e DPSHTRR, e-Transporti.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se kjo platformë do të menaxhojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit dhe do të përmirësojë këtë shërbim.
POSTIMI I RAMES
MIRËMËNGJES 😊
Ja e ardhmja e afërt digjitale e transportit rrugor ndërqytetës përmes e-Transport.
Për herë të parë në Shqipëri, kjo platformë inovative do të menaxhojë e monitorojë fluksin e udhëtarëve në linjat e transportit, për gati 50 milionë bileta udhëtimi në vit, duke sjellë një përmirësim rrënjësor të eksperiencës së udhëtimit në Shqipëri!🇦🇱
📱👩🏻💻👨💻Modul biletimi elektronik online (përmes aplikacionit në celular dhe faqes online), në autobus e në stacione, si dhe në agjencitë e udhëtimit 🚍🚏🚌
APLIKACIONI FALAS për:
✅520 linja
✅242 operatorë
✅2,282 mjete