Reuters në një shkrim të sajin për zhvillimet në Luksemburg ku pritet vendimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në thotë se Franca ka ngecur në pozicionin e saj kundër çeljes negociatave derisa blloku evropian të reformohet para se të pranojë anëtarë të rinj.
Kjo është mbledhja e tretë që nga qershori i 2018 për të miratuar çeljen e negociatave me vendet shpresuese të Ballkanit. Reuters citon ministren franceze për Çështjet Evropiane, Amelie de Montchalin që thotë se nuk do të ketë ketë hapa para derisa ajo që presidenti Macron në korrik e quajti “reformë të thellë” të rregullave të anëtarësimit në BE.
Pozicioni i Francës ka shtuar shqetësimet në Bruksel për një shtyrje tjetër të një procesi që do të sjellë thellim të lidhjeve të Ballkanit me Rusinë dhe Kinën.
“Gjëja e parë për të cilën ne duhet të flasim është se si Europa duhet të reformojë mënyrën e zgjerimit dhe negocimit,” tha de Montachlin, e cila e quajti këtë proces “një serial pa mbarim”.
“A është një proces efikas? Nga këndvështrimi ynë, jo”, ka vijuar ajo. Sipas Reuters, kjo do të krijojë një përballje të re mes Macron dhe pjesës tjetër të bllokut në mbledhjen e të enjtes të vendeve të BE-së, nëse minsitrat evropianë nuk do të jenë dakord në Luksemburg për çeljen e negociatave.
Ndërsa Holanda mbështet kudjesin e Francës për bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë, e cila aktualisht është një shtet anëtar i NATO-s, vendet e tjera, të drejtuara nga Italia janë të acaruar me pozicionin e Francës.
Parisi thotë se BE përballet me shumë sfida për të lejuar dy shtete të tjera të Ballkanit, një rajon ende i friksuar nga luftarët e viteve ’90 dhe që lufton me krimin dhe korrupsionin.
Gjermania nga ana e saj ka propozuar një kompromis që BE të nisë bisedimet me Maqedoninë e Veriut para fundit të këtij viti, ndërsa me Shqipërinë të miratojë këtë proces në parim, derisa Tirana të plotësojë disa kushte të tjera, por pa një datë fikse.
Por Komisioni Evropian, i cili merret me procesin e bisedimeve thotë se është e gabuar të shtosh më shumë kushte pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i kanë plotësuar kriteret e vendosura nga qeveritë e BE-së.
“Po bëhyet gjithnjë e më e vështirë për të japësh shpjegimin e duhur (për vonesën)”, thotë eruokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn për Reuters. “Nëse ne kemi rënë dakord me partnerët tanë për hapat e duhura dhe ata i kanë plotësuar, tashmë është koha jonë për të ofruar”, vijon ai.
Hahn vuri në dukje reformën në drejtësi, që për shumë vende të BE-së është reforma më domethënëse për shtetin me 3 milionë banorë që nga dalja nga izolimi komunist në vitet ’90.
Maqedonia e Veriut ndërkohë ka zgjidhur çështje e emrit me Greqinë dhe e ka të hapur rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, që mund të ndodhë në dhjetor.
“Është shumë e rëndësishme që të jepet një sinjal politik se zgjerimi nuk ka vdekur”, tha George Ciamba, ministri rumun teksa mbërrinte në takimin e Luksemburgut.