Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte të realizuara në shtete të tjera nga vëllezërit nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, që do të realizojnë investimin për ndërtimin e resortit në Zvërnec të Vlorës (të cilët rezultojnë edhe blerësit e truallit privat).

Krahas pamjeve të publikuara, Rama ka shkruar ‘kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec’, duke iu referuar 2 vëllezërve nga Katari.

Teksa tha se investimi në Zvërnec ka ‘tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit’, Rama ftoi qytetarët të shikojnë investimet e bëra nga konglomerati global ‘Poëer Holding’, bashkëpronar të të cilit janë edhe 2 vëllezërit nga Katari, për të kuptuar sipas tij, sa ‘respekt për natyrën’ kanë ata gjatë punës së tyre.

Lidhur me protestat që kundërshtojnë investimin në Zvërnec (edhe sot qytetarët u mblodhën për të protestuar), kryeministri Rama tha se shqiptarët e ‘ndjeshëm ndaj mjedisit’ fatkeqësisht janë ‘manipuluar nga lufta hibride që po zhvillohet egërsisht’ në rrjetet sociale nga ata që kryeministri i cilësoi si armiq të vendit tonë.

‘Albania Land Development’ është kompania që pritet të realizojë investimin për ndërtimin e resortit në Zvërnec. Kjo kompani është blerë nga dy vëllezërit e njohur nga Katari, Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat, dhe në bashkëpunim me Jared Kushner-in, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, synojnë një investim gjigant prej 4 miliard dollarësh për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec.

Reagimi i Ramës:

NUK SHEH SYRI SHEH MENDJA

Dy projekte të realizuara tanimë nga fiks bashkëinvestitorët e projektit që ka tronditur armiq të Shqipërisë Europiane, konkurentë të Shqipërisë Turistike, shqiptarë të verbër që po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë, po edhe shqiptarë të ndershëm e të ndjeshëm ndaj mjedisit…

Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata që sot janë blerësit legjitimë të truallit privat në Zvërnec, dy vëllezërit e famshëm nga Katari që e kanë paguar me transaksione bankare të çertifikuara nga institucionet shqiptare e ndërkombëtare, si edhe bashkëpronarë të konglomeratit global Poëer Holding, një fuqi e madhe sipërmarrëse jo vetëm në Lindjen e Mesme, po edhe më gjerë.

Kush do të njihet me aktivitetin e tyre dhe të mësojë më shumë edhe për dy zhvillimet e bukura të postuara këtu, le të klikojë poëerholding.com ndërsa kush nuk do të dëgjojë e të kuptojë, do duhet të presë si ata që ishin kundër stadiumit kombëtar, e pastaj panë finalen europiane në Tiranë duke bërë selfije me stadiumin.

image
image 1

2 projekteve ironizon katari Rama Vellezerit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.