Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, Sefedin Braho

14:25 / October 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braho e1728217620693
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbolli shqiptar në zi. Është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 71 vjeçare ish-futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.
Ish-sulmuesi i Kombëtares u nda nga jeta pas disa komplikacioneve shëndetësore të shfaqura në ditët e fundit.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegancës dhe triblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

LAMTUMIRË SEFEDIN BRAHO!
Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një legjendë
Me keqardhje të thellë përcjellim sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 71 vjeçare të Sefedin Brahos. Ish sulmuesi i Luftëtarit dhe kombëtares shqiptare ka qenë pjesë edhe e Partizanit, skuadër me të cilën do të luante për 2 vite 1972 – 1974 duke fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë me të kuqtë.Me një shpejtësi natyrale, e kombinuar me topin në lëvizje, driblimi, ishin cilësitë që e karakterizonin sulmuesin gjirokastrit, aftësi që i ka mahnitur të gjithë.

Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe legjenda Sefedin Braho, shkruan në faqen e saj në facebook sport klub Partizani.

sefedin braho
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr i madh në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe një fabrikë uji

16:21 / September 15, 2026

Vuçiç zbulon datën e dorëheqjes, presidenti i Serbisë: Fushatën e vazhdoj si qytetar i thjeshtë

16:08 / September 15, 2026

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Veliajn, reagon Rama

15:33 / September 15, 2026

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.