Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

E trishtë/ Vajza nga Kurbini mbahet e lidhur me zinxhir, ja pse

16:15 / July 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 71
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fshatin Zheje të Kurbint mbahet e lidhur me zinxhirë një 31-vjeçare, që ka lindur me probleme të rënda të shëndetit mendor. Në ato pak raste që nëna e moshuar e zgjidh, ajo e dhunon. Thotë se është detyruar ta mbajë të lidhur, në kontenier, pasi vajza mund të dëmtojë veten dhe të tjerët.

“E kam bërë nga halli, shpirti po më ther, po s’kam nga t’ia mbaj se del e ikën. Është agresive. Të shkul flokët të tëra t’i bën. Kur e laj duhen tre veta ta mbajnë, se ikën prej duarve, egërsohet. Po ta kapin nervat s’ka burrë që ta mbajë. Sa të ikë, ta shtypë makina e mbaj këtu, s’kam ç’të bëj, të vras veten.”

Nga institucionet veç miratimit të pagesës së kempit, nuk i është dhënë asnjë ndihmë, vetëm sorollatje.

“Isha në Laç para tre vjetësh na kishin çuar në Shkodër kërkova shërbim, por s’më dhanë. Lezha më tha se ka nevojë për shërbim.”

Tregon se dhe Bashkia e Kurbinit ka informacion për gjendjen e rëndë shëndetësore të vajzës.

“E dinë të gjithë dhe Lezha e di dhe Shkodra se e kanë parë po këtu s’kanë ardhur për ta parë.”

E dorëzuar para syve të mbyllur dhe papërgjegjshmërisë të punonjësve të institucioneve, që mund ta shtronin në një prej spitaleve psikiatrik, detyrohet të mbajë vajzën të lidhur me zinxhirë.

Veç vajzës 31-vjeçare e sëmurë mendore është dhe vajza tjetër 33 vjeç, por ajo nuk është agresive.

Nëna e 7 fëmijëve ka mbetur e ve tre javë më parë. E vetme me dy vajza të sëmura, jeton në kontenierin, që i ka dhënë kisha, pasi shtëpinë ja ka dëmtuar tërmeti. I kërkon ndihmë kryeministit, të cilit i ka dhënë e votën.

“I kërkoj Edi Ramës të më bëjë shtëpinë sa më shpejt dhe të më ndihmojë për dy fëmijët e sëmurë, jam shumë, shumë keq.”

I shqetësuar për mbesat është dhe xhaxhai i tyre, që u kthye nga emigracioni për të varrosur të vëllain.

Ky nuk është rasti i parë që mediat konstatojnë persona me sëmundje mendore, jashtë vëmendjes të institucioneve, mbahen të lidhur me zinxhirë nga familjarët. 13 vjet më parë në Maqellarë të Dibrës, babi mbante të lidhura me zinxhirë 2 vajzat./Abcnews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“U trondita kur i pashë në faqe +18!”/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës: Kamerat i vendosa për… Ka qenë me dëshirën e palëve

23:02 / October 1, 2026

“Adin e njoh që në rini, ishte i varfër”/ Regjisori Hervin Çuli: Lëreni të qetë bashkëshorten e Hilës

22:43 / October 1, 2026

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Videot intime në rrjet, gazetari Harlicaj: Viktimat po trajtohen me qetësues, të përfshirë edhe biznesmenë

21:55 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.