Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“E vrava gabimisht shokun tim”, dëshmia e Stjuart Smakaj

09:48 / August 19, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
stjuart gledi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në gjendje të penduar dhe i rënduar psikologjikisht autori i vrasjes së Gledis Krajës, Stjuart Smakaj ka dhënë dëshminë e tij për krimin e rëndë.

Smakaj pasi u vetëdorëzua një ditë më parë ka pranuar krimin e kryer ku humbi jetën shoku i tij i ngushtë.

Smakaj ka deklaruar në polici se gjatë sherrit shtetasi Denis Halili është larguar në drejtim të makinës së dezinfektimit dhe në atë moment i ka lindur dyshimi se mund të marrë ndonjë armë dhe në këtë moment është ngjitur me shpejtësi në katin e dytë në pallatin ku banonte dhe ka marrë armën me idenë për të qëlluar shtetasin Denis Halili por nuk e ka ditur se pas makinës ka qenë edhe shoku i tij.

Kam qëlluar në drejtim të makinës ku ishte Denisi por nuk e dija se aty kishte shkuar edhe shoku im dhe e kam vrarë gabimisht”.

Smakaj ka sqaruar edhe pjesën tjetër të ngjarjes që sherri ka nisur për parkimin e kamionit të mobiljeve të cilat i kishin porositur dy vëllezërit dhe më pas janë konfliktuar fizikisht mes njëri-tjetrit.

Ndërsa shtetasi Denis Halili ka deklaruar se kur ka ikur në drejtim të makinës atë e ka ndjekur nga pas shtetasi Gledis Kraja që të mos futej brenda në mjet. Në atë moment kur të dy ndodheshin tek makina kanë dëgjuar krismat e armës.

“Kam ikur me shpejtësi, jam shtrirë dhe më pas kam ikur me vrap për ti shpëtuar plumbave. Duke ikur kam shikuar se Gledis Kraja ishte plagosur dhe ra në tokë”.

Në këtë ngjarje ishin përfshirë në njërën anë vëllezërit Smakaj, shoku i ngushtë Gledis që humbi jetën, babai i tyre dhe disa persona të tjerë ndërsa në anën tjetër pronari i mobilerisë nga Fushë Kruja, kunati i pronarit dhe shtetasi Denis Halili bashkë me shoferin e kamionit të mobilerisë.

Në kërkim ende shtetasi Sebastian Smakaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.