Një 60-vjeçar i cili punonte si mirëmbajtës i rrugëve ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.
Sipas informacionit paraprak të policisë ai është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Baldushkut ndërkaq vijojnë hetimt për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2020, rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.