Një 39-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi zetori që drejtonte është përmbysur.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Drenie të Patosit, ku B.T ka ngelur i vdekur në vend.
NJOFTIMI I POLICISE
Patos
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
