Keni provuar ndonjëherë të ecni vazhdimisht vetëm këmbëzbathur në sipërfaqe tokësore? Nëse po, nuk jeni të vetmit.
Sipas shkencëtarëve, shprehia e tillë mund të jetë zgjidhje potenciale për një sërë problemesh shëndetësore, duke filluar nga sëmundjet kronike degjeneruese, pagjumësia e deri te stresi.
Pra, mjafton t’i vendosni këmbët direkt në sipërfaqe tokësore pa mbathur këpucë apo çorape. Ju do të furnizoheni me një sasi të mirë antioksidantësh dhe elektroneve që i shkatërrojnë rrezatimet e lira.
Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja zbathur në tokë ndikon në trupin e njeriut në këto mënyra:
E zvogëlon inflamacionin dhe dhimbjen
Një studim i publikuar në revistën ‘Inflammation’, ka zbuluar se ecja zbathur mund t’i parandalojë inflamacionet kronike dhe sëmundjet autoimune.
E përmirëson qarkullimin e gjakut
Një tjetër studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se një orë e shpenzuar duke qëndruar zbathur mbi sipërfaqe tokësore promovon rritje të dukshme në rregullimin e qarkullimit të gjakut në kok dhe gjoks, gjë e cila ndikon në riparimin e indeve të lëkurës, në shëndet, vitalitet, fytyrë, etj.
Relaksim më i madh
Studimi i publikuar në ‘Psychology Reports: Mental and Physical Health”, ka zbuluar se duke qëndruar për një orë zbathur mbi sipërfaqe tokësore ju e zvogëloni stresin dhe e rritni nivelin e relaksimit.
E përmirëson gjumin
Pas eksperimenteve me vullnetarë, shkencëtarët kanë zbuluar se pas 8 javëve, ecja zbathur mund ta përmirësojë ritmin cirkadian (orën tonë biologjike).
