Ndërsa fundviti po afrohet, ne fillojmë të mendojmë për udhëtimet e rradhës – duke kërkuar destinacionet më të mira për të eksploruar në vitin 2025, sipas një artikulli të botuar në revistën indiane “The Economic Times”.
Ekspertët ju rekomandojnë vendet e spikatura në Evropë që premtojnë përvoja të paharrueshme në vitin 2025, duke i bërë ato ideale për planet tuaja të pushimeve dhe buxhetin tuaj te udhëtimeve.
Shqipëria
Shqipëria, e vendosur në Gadishullin Ballkanik, është një perlë në zhvillim në Evropë.
I njohur për bregdetin e tij mahnitës, historinë e pasur dhe peizazhet e pacënuara – ky vend ofron një ndërthurje të aventurës, relaksit dhe eksplorimit kulturor.
Cilat vende duhet të vizitoni:
- Tirana
Kryeqyteti shqiptar, njihet për arkitekturën e tij plot ngjyra, kafenetë e gjalla dhe atraksionet si Sheshi Skënderbej, Xhamia e Et’hem Beut dhe muzetë Bunk’Art që shfaqin të kaluarën komuniste të vendit.
- Berati
Qyteti i një mbi një dritareve, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s – Berati është i famshëm për arkitekturën e epokës osmane, Kalanë në majë të kodrës dhe pamjet mahnitëse.
- Gjirokastra
Një tjetër vend i UNESCO-s, ky “Qytet i Gurtë” njihet për rrugët e tij me kalldrëm, Kalanë historike dhe shtëpitë tradicionale.
- Riviera Shqiptare
Një shtrirje plazhesh të pacenuara si Ksamili, Himara dhe Dhërmiu përgjatë detit Jon, ideale për banjo dielli, për të notuar dhe për të eksploruar.
- Syri i Kaltër
Një burim natyror mahnitës me ujëra të pastra bruz, i rrethuar me gjelbërim të harlisur.
Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë
Pranvera (prill-qershor) ofron një mot të butë, peizazhe të lulëzuara dhe më pak turistë. Kjo është periudha perfekte për ecje dhe shëtitje.
Vera (korrik-shtator), eshte stina më e mirë për të shijuar plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare, megjithëse vendi mund të jetë i mbushur me vizitorë.
Vjeshta (tetor-nëntor) ofron temperatura më të ftohta dhe në Shqipëri ka më pak vizitorë, ideale për eksplorim kulturor.
Dimri (dhjetor-mars), mbetet sezoni i shkëlqyer për të eksploruar qytete si, Tirana dhe për të përjetuar malet e mbuluara me borë, megjithëse disa zona bregdetare mund të jenë të qeta.
