“Cherry on Top” është një program Prime Time, prej 90 minutash, i cili synon të bëjë bashkë në studio njerëz me profile të larta në profesionet e tyre, duke shkëmbyer përvojat dhe historitë e tyre të suksesit personal, pa patur egon apo dëshirën e protagonizmit.
Ashtu si në çdo puntatë edhe mbrëmjen e nesërme do të ketë të ftuar disa nga personazhet e showbizit shqiptar. Ndër të ftuarit ka qenë edhe Neda Balluku, ku gjatë promos së publikuar dëgjohet se shprehet:
Neda Balluku: Edhe Bora ka më shumë “k” se kryeministri, po nuk është më fenomen se kryeministri.