Franca bëhet vendi i tretë pas Spanjës dhe Italisë në Evropë, ku koronavirusi po përhapet me shpejtësi dhe po mer jetë njerëzisht.  Sipas mediave vendase bëhet me dije se nurmi i viktimave ka shkuar në 674, dhe vetëm në 24 orët e fundit humbën jetën 112 persona.

Sipas shifrave të njoftuara këtë mbrëmje nga Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Jérôme Salomon, epidemia e lidhur me koronavirusin e ri ka vrarë 112 njerëz në vend në 24 orët e fundit, një shifër e barabartë me atë të së Shtunës.

Gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp, drejtori i DGS njoftoi se 7240 persona ishin shtruar në spital, dhe deri tani janë 1746 në kujdesin intensiv. “Ne po ecim me shpejtësi drejt një epidemie të përgjithësuar në territor”, nënvizoi të shtunën drejtimin e përgjithshëm të Shëndetësisë i cili bën thirrje për “respektim të rreptë të udhëzimeve të ngujimit”, por dhe larja e duarve rregullisht dhe ruajtja e një distancë minimale një metër midis njerëzve.

Në rang global kanë humbur jetën deri më tani më shumë se 13 mijë persona dhe të infektuar janë rreth 300 mijë të tjerë, por 91,954 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Europë, Italia ngelet një nga vendet më të prekura, dhe numri i personave që po humbin jetën rritet ndjeshëm çdo ditë. Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 5476 persona, ndërsa numri i të infektuarve nuk po njeh limit duke arritur shifrën e 59138 personave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here